9 Tetor 2023, 09:00
Nga DOSJA

ANGLI - Pronari i Manchester Cityt mund të mbesë pa klubin e trajnerit Pep Guardiola: Qeveria britanike po heton aferat mes Sheikh Mansour dhe Rusisë së Vladimir Putin gjatë luftës me Ukrainën!
Një firmë ligjore e specializuar, e aktivistëve ukrainas, i ka kërkuar qeverisë britanike të nisë një hetim mbi lidhjet e supozuara midis Sheikh Mansour, pronarit të klubit të Manchester Cityt, dhe Rusisë.
Këta avokatë, të cilët zgjodhën të mbeten anonimë, për të shmangur hakmarrjen e mundshme nga Rusia, i dërguan një letër sekretarit të jashtëm britanik, James Cleverly, me qëllim që të sqaronin nëse Mansour, përveç pronarit të klubit, mban edhe postin e kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata sugjeruan se Mansour mund të ketë ndihmuar biznesmenët ruse për të transferojnë pasurinë e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë konfliktit me Ukrainën.
Nëse qeveria britanike zbulon se Mansour ka lidhje me këto aktivitete, kjo mund të çojë në humbjen e të drejtës së tij për të zotëruar Manchester Cityn sipas rregulloreve të pronësisë së Premier League, të cilat u prezantuan në mars.

Ky skenar mund të ngjajë si me rastin e Roman Abramovich, i cili duhej të shiste klubin e Chelseat vitin e kaluar. Megjithatë, avokatët theksuan se ata nuk po e akuzojnë Mansurin për ndonjë keqbërje specifike:
“Sheikh Mansour është pronar i një prej klubeve më të mëdha të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një person që duhet t'i nënshtrohet një shqyrtimi të arsyeshëm nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Për të shmangur dyshimet, ne nuk po e akuzojmë Mansurin për ndonjë keqbërje”.
Me informacionin public, që sugjeron se disa individë të pasur në Rusi kanë transferuar para në Emiratet e Bashkuara Arabe, avokatët kanë argumentuar se ka një bazë që qeveria britanike të nisë një hetim. Klubi i Manchester City është tashmë nën hetim nga Premier League për më shumë se 200 shkelje të supozuara të rregullave ekonomike të ligës.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Tetor 2023, 08:30
SHBA - Trajneri argjentinas 60-vjeçar i Inter Miamit, Gerardo Martino, ka folur për largimin e mundshëm të Lionel Messit në FC Barc...
Sport
9 Tetor 2023, 08:00
ANGLI - Brighton dhe Liverpool barazuan 2-2 në xhiron e 8-të të Premierligës dhe një nga “aktorët” kryesorë t&e...
Sport
9 Tetor 2023, 07:30
ZVICER - Lufta që shpërtheu të shtunën, më 7 tetor 2023, ndalon ndeshjet e kombëtares së Izraelit për kualifikueset e &l...
Sport
8 Tetor 2023, 23:27
IZRAEL - Futbollisti më i famshëm izraelit, Yossi Benayoun, i mbijetoi një drame të vërtetë familjare në luftën q...
Sport
8 Tetor 2023, 23:22
IZRAEL - Lajmet tragjike po vijnë nga Izraeli...Sulmi i pamëshirshëm i Hamasit ndaj Izraelit vazhdon për të dytën ditë, n&eum...
Sport
8 Tetor 2023, 19:45
FRANCE - Ndeshja mes Montpellier dhe Clermont në elitën e futbollit francez u ndërpre në minutat shtesë të pjesës së dyt...
Sport
8 Tetor 2023, 19:37
GJERMANI - Bayerni i Mynihut mori një fitore pa shumë mundim në “Allianz Arena” përballë Friburgut, që pësoi dy g...
Sport
8 Tetor 2023, 19:28
ANGLI - Arsenali rikthehet të fitojë në Premier League kundër Manchester City në fushën e vet pas 8 vitesh! Skuadra e Mikel Artet&...
Sport
8 Tetor 2023, 18:55
TIRANE - Kombëtarja ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë, me lojtarët e par&e...
Sport
8 Tetor 2023, 18:23
ITALI - Arbitri i Serisë A Luca Sacchi do të pezullohet për një javë. Shkak është bërë mungesa e dhënies s&eum...