Sport

Leo Messi kthehet në FC Barcelona? Trajneri Tato Martino, pasi Inter Miami humbi “play-off”-in e MLS: “Do të thosha po”

“Messi në Barcelonë? Ai do të shkojë për një shëtitje, apo jo? Kjo më habit, edhe pse ende nuk di asgjë. Nëse do të më thonit se do të shkonte për vizitë, me pushime, do të thosha “Po, ka gjasa”

9 Tetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Leo Messi kthehet në FC Barcelona? Trajneri Tato Martino, pasi Inter Miami

SHBA - Trajneri argjentinas 60-vjeçar i Inter Miamit, Gerardo Martino, ka folur për largimin e mundshëm të Lionel Messit në FC Barcelona, ​​pasi humbi në “play-off”-in e Major League Soccer.

Inter Miami humbi ndaj skuadrës së Cincinnatit, me rezultatin 0-1 dhe skuadra e mbrojtur nga David Beckham humbi kështu kualifikimin për në “play-off” të MLS.

Dy ditë më parë, shtypi në Spanjë shkruajti për mundësinë që Lionel Messi të rikthehet te FC Barcelona në periudhën e ardhshme të merkatos dimërore, nëse Inter Miami humbet në “play-off”. Ky argument u bë i vlefshëm pas ndeshjes me Cincinnati.

Pas kësaj mdeshje, Gerardo Martino u pyet për largimin e yllit argjentinas 36-vjeçar te FC Barcelona dhe trajneri pati një reagim të qartë: “Lionel Messi nuk largohet nga Inter Miami”.

“Messi në Barcelonë? Ai do të shkojë për një shëtitje, apo jo? Kjo më habit, edhe pse ende nuk di asgjë. Nëse do të më thoshe se do të shkonte për vizitë, me pushime, do të thosha “Po, ka gjasa, por edhe këtë nuk e di”,- tha Gerardo Martino, sipas Goal.com.

Varianti i kësaj hipoteze, do të ishte se Lionel Messi të shkonte si huazim te FC Barcelona, ​​siç ndodhi me David Beckham, nga LA Galaxy te AC Milan në janar 2009, apo përkatësisht Therry Henry, nga New York Red Bulls te Arsenal në janar 2012.

Leo Messi kthehet në FC Barcelona? Trajneri Tato Martino, pasi Inter Miami

Gerardo Martino gjithashtu shpjegoi pse Lionel Messi ka luajtur më pak kohët e fundit. “Ai e ka kaluar dëmtimin, por nuk ka luajtur shumë kohët e fundit dhe ritmi i tij është ndërprerë dhe për këtë arsye ka luajtur vetëm 32, 33”,- tha trajneri i Inter Miamit.

I listuar me 35 milionë euro nga Transfermarkt, Lionel Messi ka jetuar në Barcelonë për më shumë se 20 vjet, dhe në verën e vitit 2021 u largua nga Spanja për të luajtur në Ligue 1, te Paris Saint Germain. Ai kaloi dy vjet në kryeqytetin francez dhe më pas nënshkroi me grupin që përkujdeset nga David Beckham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll