Aktualitet

I shtrirë pa frymë, qytetari denoncon ngjarjen e rëndë vetëm 50 m larg spitalit: S’e kapi njeri me dorë (Foto)

25 Tetor 2019, 14:49 Nga DOSJA
I shtrirë pa frymë, qytetari denoncon ngjarjen e rëndë

VLORË– Një person ka denoncuar një ngjarje të rëndë në qytetin e Vlorës. Me anë të një fotoje të dërguar në redaksinë e “JOQ”, qytetari shkruan se një person ka qëndruar i shtrirë dhe pa frymë pranë spitalit të Vlorës.

 Ai shkruan më tej se personi i shtrirë pranë biçikletës së tij, siç shihet në foto, nuk kishte puls por edhe pse spitali ndodhej vetëm 50 metra larg askush nuk kishte ndërhyrë.

Pershendetje JOQ! Te lutem dua te tregoj nje ngjarje qe pashe sot tek rruga (hyrja e spitalit) ky zoteria ketu ishin marre mend dhe kishte ren ne toke pa ndjenja (mund te kishte rreth 20-30 min ashtu) madje nuk merrte fryme,sic ju thash ishte ne hyrje te spitalit dhe askush nuk e ngriti ta dergonte tek urgjenca qe ndodhet rreth 50m larg ,madje nuk lajmeruan asnje infermier per ti shpetuar jeten ,mesa pashe zoteria ishte pa shenja jete (nuk merrte frym dhe pulsi i kishte ndalur) sic tha nje zoteri qe e preku.. Un nuk kisha mundesi te zbrisja sepse isha me femijet ne makine por nese do me jepej mundesia do lajmeroj qoft dhe nje staf mjeksor…. Keqardhje per vendin tone dhe shendetsin normalisht …,

Tek rruga e spitali rajonal vlore. Ky muri jeshile qe shikoni eshte muri qe ndan spitalin nga rruga e makinave pra ne keahun tjeter te murit ndodhet spitali ,dhe askush nuk u perpoq ta transportonte ose te therriste personel,”- shkruan ai në mesazh.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar. Nuk dihet nëse personi në fjalë është rrëzuar apo akisdentuar nga dikush dhe cila është gjendja e tij aktuale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet e rende ne vlore nje qytetar pa ndjenja e rende ne vlore nje qytetar pa ndjenja

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2019, 14:44

DURRËS- Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që është zhvilluar sot në Durrës. Në një njoftim për median, bëhet me dije se janë shoqëruar 23...