Aktualitet

3 orë terror në Portin e Durrësit, punonjësve iu kontrolluan edhe çantat… si dështoi policia të kapte drogën e “prem

25 Tetor 2019, 14:01 Nga DOSJA
3 orë terror në Portin e Durrësit, punonjësve iu kontrolluan

DURRES- Një informacion se në 2 konteinerë në Portin e Durrësit ishte fshehur një sasi e konsiderueshme droge vuri në lëvizje FNSH, Shqiponjat dhe Policinë e Shtetit për të zhvilluar një operacion blic në Portin e Durrësit. Operacioni që zgjati 3 orë dhe tashmë ka përfunduar u përmbyll me ndalimin vetëm të 2 personave brenda portit, të cilët ende nuk dihet arsyeja e arrestimit.

Por çfarë ndodhi për 3 orë brenda Portit?

Burime nga Porti i Durrësit, i thanë Dosja.al se për 3 orë në ambientet e Portit të Durrësit u ndalua çdo hyrje-dalje. Asnjë punonjës i Portit nuk u lejua të dilte, qoftë edhe për probleme urgjente apo familjare. Efektivët kontrolluan çdo zyrë, përfshirë këtu edhe çantat dhe sirtarët personal të stafit të Autoritetit Portual.

Puna u pezullua, ndërkohë që në kontroll u vunë edhe automjetet që ndodheshin brenda portit. Policia kontrolloi edhe konteinerët për të cilët ishte dhënë sinjalizimi…por pa asnjë shenjë nga droga për të cilën shkuan atje.

As drogë, as armë, as kontrabandë, por vetëm 2 të ndaluar për të cilët ende nuk dihet pse u morën nga Policia. Ky ishte përfundimi i një operacioni që ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, dhe la të fyer dhjetëra punonjës të Portit të Durrësit, të cilëve iu kalua në sitë çdo send personal.

Përfundimi është i thjeshtë, dhe mundësitë janë vetëm dy: Ose Policia e Shtetit punon në bazë thashethemesh kafeneje, nga ato që bëhen për të përtypur kohën me shoku-shokun, dhe shkoi në Durrës me një informacion të paverifikuar në asnjë rrugë…ose e dyta, dhe kjo është edhe më e rëndë. Policia dështoi të kapte drogën për të cilën shkoi në Durrës dhe operacioni u dekonspirua… Cilado alternativë të jetë, nuk lehtëson aspak rezultatin e një pune që kryeministri premtoi qysh mbrëmë se do të jetë shumë premtuese.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacion antidroge ne durres operacion antidroge ne durres

Sondazh

Poll