Aktualitet

Detaje nga operacioni i befasishëm në Durrës, arrestohen 2 persona (VIDEO)

25 Tetor 2019, 11:01 Nga DOSJA
Detaje nga operacioni i befasishëm në Durrës, arrestohen 2

DURRËS- Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i Policisë në portin e Durrësit. Sipas një video të siguruar nga Dosja.al shihet se Policia ka arrestuar dy persona.

Në video shihen forca të shumta policië që shoqërojnë dy personat në ambientet e portit të Durrësit. Ende nuk dihen detaje për këtë operacion, por mësohet se arrestimet janë bërë pasi dyshohet për një grup të trafikimit të drogës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Operacionale, Reparti Shqiponja, Policia e Rendit dhe efektivë të Policisë së Durrësit, kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në portin e qytetin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka patur informacione për drogë të fshehur në konteinerë, armë dhe mallra kontrabandë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne durres operacion ne durres kokaine ne durres operacion ne durres

Sondazh

Poll