Aktualitet

25 Tetor 2019, 14:44 Nga DOSJA

DURRËS- Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që është zhvilluar sot në Durrës. Në një njoftim për median, bëhet me dije se janë shoqëruar 23 persona, por askujt nuk i është gjetur drogë.

U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona”, shton Policia.

Po ashtu mësohet se gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë.

NJOFTIMI I PLOTË

Plan masash për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike. Në zbatim të këtij plani masash, gjatë paradites së sotme, në Portin e Durrësit u zhvillua operacioni “Porti i Pastër”. Operacioni synon kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexhave apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

Në operacion u përfshinë forca nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti i Sigurisë Publike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. 380 forca policore, kryesisht të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, e të Policisë Kufitare ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e Portit. Në operacionin e kontrollit u përdorën edhe 10 qen antidrogë si dhe 2 drone.

U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona.

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet jo vetëm në pikat e kalimit kufitar, por në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112 duke garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Operacionale, Reparti Shqiponja, Policia e Rendit dhe efektivë të Policisë së Durrësit, kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në portin e qytetin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka patur informacione për drogë të fshehur në konteinerë, armë dhe mallra kontrabandë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne durres operacion ne durres porti i lire kokaine ne durres operacion ne durres porti i lire

Sondazh

Poll