Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Ishëm, shpallet në kërkim administratori i Shpresa AL, Lush Osmani (Foto)

25 Tetor 2019, 13:56 Nga DOSJA
Tjetërsimi i pronave në Ishëm, shpallet në kërkim

TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Durrësit në një operacion të përbashkët kanë arrestuar 18 zyrtarë të Kadastrës së këtij qyteti dhe 3 të tjerë i kanë shpalllur në kërkim.

Mes personave, që gjykata dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” dhe janë në kërkim, është dhe administratori i kompanisë Shpresa AL.

Sipas informacioneve nga Policia, Lush Osmani, është një ndër të kërkuarir për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Ishmit.

Policia dhe Prokuroria e Durrësitnë një konferencë për mediat kanë bërë me dije detaje nga operacioni “Rodoni”, ku u arrestuan sot 18 punonjës të Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në deklaratën për mediat Policia bëri me dije se të gjithë këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar një pronë prej 68 mijë metra katror në Ishëm, ku janë përfshirë shumë hallka të këtij institucioni.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit lush osmani operacioni rodoni shpresa al arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit lush osmani operacioni rodoni shpresa al

Sondazh

Poll