Aktualitet

U arrestua për tjetërsimin e pronave, zbulohen problemet me drejtësinë të ish-kreut të Komunës Ishëm

25 Tetor 2019, 13:48 Nga DOSJA
U arrestua për tjetërsimin e pronave, zbulohen problemet me

TIRANË- Një prej të arrestuarve sot në Durrës është dhe ish-kreu i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi. Sipas Policisë, Ibrahimi është arrestuar sot për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Por prangat ish-kreu i Ishmit i ka provuar dhe herë tjetër pasi është arrestuar dhe në vitin 2018, pasi dyshohej se ka tjetërsuar pronat në bregdet. Ai u arrestua bashkë me 3 zyrtarë të tjerë, për dhënien e hapësirave publike për plazhe dhe kishin abuzuar me kontratat.

Po ashtu ai dyshohej se kishte krijuar një kompani fiktive që rezulton fituese e disa tenderëve të ish komunës në kohën kur ajo drejtohej nga ky i fundit. Më herët Sulejman Ibrahimi është ndeshur me policinë dhe në vitin 2011, për një incident kur ai kandidonte për herë të parë për t’u bërë kreu i Komës së Ishmit.

Ai në atë kohë u konfliktua me dy persona, të cilët qëlluan me kallashnikov në drejtim të makinës së tij.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit në një konferencë për mediat kanë bërë me dije detaje nga operacioni “Rodoni”, ku u arrestuan sot 18 punonjës të Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në deklaratën për mediat Policia bëri me dije se të gjithë këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar një pronë prej 68 mijë metra katror në Ishëm, ku janë përfshirë shumë hallka të këtij institucioni.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 18 te arrestuar ne durres arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit sulejman ibrahimi 18 te arrestuar ne durres arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit sulejman ibrahimi

Sondazh

Poll