Aktualitet

Nesër homazhet për Kacifasin/ RENEA e FNSH blindojnë Gjirokastrën, gardh policie në kufi të vendit

25 Tetor 2019, 10:56 Nga DOSJA
Nesër homazhet për Kacifasin/ RENEA e FNSH blindojnë

Gjirokastër- Një ditë para se të bëhen homazhet për vdekjen e  Kostandin Kacifas, antiterrori ka “blinduar” qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se në terren janë në aksion forca të shumta policie, të cilat janë përqendruar kryesisht  në tre pika kryesore, në Kakavijë, Sopik dhe tek Tre urat në Përmetme qëllim ndalimin e hyrjes në Shqipëri të personave të shpallur “non grata” si dhe identifikimi i personave që kanë qenë problematik në varrimin e Kacifas.

Forcat e anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të siguruar rendin publik.

Pak ditë më parë Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje  16 shoqata të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blindohet gjirokastra vrasja e kacifas blindohet gjirokastra vrasja e kacifas

Sondazh

Poll