Aktualitet

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Elvin Gokaj, KPK “e dënoi” duke e rikthyer në shkollë

25 Tetor 2019, 11:31 Nga DOSJA
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Elvin Gokaj, KPK “e

Tiranë- Komisioneri Publik kërkon nga KPA shkarkimin e prokurorit Elvin Gokaj. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Apelit në Shkodër, Elvin Gokaj, i cili tashmë është në shkollë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi pezulloi nga detyra për 1 vit drejtuesin e prokurorisë së Apelit Shkodër, Elvin Gokaj dhe urdhëroi që ai të vijojë edhe për 1 vit studimet në Shkollën e Magjistraturës.

KPK shqyrtoi një sërë dosjesh të hetuara nga Gokaj, ku sipas relators Bungo, në 3 raste, prokurori nuk ka analizuar siç duhet masën e dënimit. Në 2 raste s’ka analizë të veprës penale, në 1 rast nuk ka dhënë argumente për të hequr prokurorin e një çështje, ndërsa rasti tjetër është ai i shkeljes së të drejtave të një të pandehuri, të cilit i zëvendësoi avokatin mbrojtës.

Elvin Gokaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Në vitin 2000 ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Matit, ndërsa në vitet 2007-2013 ka kryer detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Gokaj është promovuar në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës në vitin 2014 dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtuesit të kësaj prokurorie.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvin gokaj kp kërkon shkarkimin e elvin gokaj elvin gokaj kp kërkon shkarkimin e elvin gokaj

Sondazh

Poll