Sport

VIDEO/ Tifozët e Crvena Zvezdës provojnë, ata nderojnë terroristët e vrarë në Banjskë dhe bënë thirrje edhe për vrasjen e shqiptarëve

Në Serbi vazhdojnë provokimet, fyerjet raciste. Tifozët e Zvezdës nderojnë terroristët, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare kanë dënuar sulmet në veri të Kosovës.

5 Tetor 2023, 12:53 Nga DOSJA

VIDEO/ Tifozët e Crvena Zvezdës provojnë, ata nderojnë

SERBI - Tifozët e Crvena Zvezdës bënë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, ndërsa kanë nderuar tre terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Young Boys, në kuadër të ndeshjeve në grupeve të Champions League, tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkovic dhe Bojan Mijailovic, dy nga tre sulmuesit e vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Ata kanë vënë në një madhësi më të madhe foton e Stefan Nedeljkovicit, i cili po ashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës.

VIDEO/ Tifozët e Crvena Zvezdës provojnë, ata nderojnë

Në këtë takim pati edhe thirrje “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë”, si dhe “Kosova është Serbi”.

UEFA ende nuk ka dalë me reagim zyrtar për këto veprime të tifozëve të Crvena Zvezdës, por që pritet të ketë gjoba për klubin serb. 


B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll