Sport

Legjenda Garry Neville, ka kritika të ashpra për Man.United: “Klubi është bërë një varrezë për trajnerët dhe lojtarët!”

“Ndihem keq për trajnerin, shumë njerëz do të thonë se ai duhet të bëjë një punë më të mirë, por ka probleme serioze në klub, me të cilat të gjithë trajnerët janë përballur në 10 vitet e fundit”

5 Tetor 2023, 12:27 Nga DOSJA
Legjenda Garry Neville, ka kritika të ashpra për Man.United:

ANGLI - Mbrojtësi legjendar i Manchester United, Gary Neville, ka bërë kritika serioze ndaj ish-klubit të tij. Neville është jashtëzakonisht i irrituar me situatën te Man.United, duke e quajtur skuadrën "një varrezë për trajnerët dhe lojtarët". 

Ai shprehu keqardhjen e tij për Erik ten Haag, i cili është në një pozitë të vështirë, duke pasur parasysh rezultatet e ekipit këtë sezon.

“Ndihem keq për trajnerin, shumë njerëz do të thonë se ai duhet të bëjë një punë më të mirë, por ka probleme serioze në klub, me të cilat të gjithë trajnerët janë përballur në 10 vitet e fundit”, tha Neville për “talkSPORT”.

“Derisa të zgjidhen këto çështje, ne do të vazhdojmë të shohim lojë të dobët në fushë nga ekipi. Klubi është bërë një varrezë për trajnerë dhe lojtarë”, shtoi ai

“Shumë pak futbollistë kanë pasur sukses te Manchester United në dhjetë vitet e fundit dhe ata vijnë si lojtarë të mirë, të kërkuar edhe nga klubet e tjera”,- tha legjenda e Man United.

Manchester United bëri një paraqitje të tmerrshme në shtëpi ndaj Galatasaray të marten, duke pësuar humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll