Sport

Cristiano Ronaldo nuk i ndahet Juventusit, i kërkon borxhin prej 20 milionë eurosh!

Dje, në Bordin e Arbitrazhit të FIGC, u mbajt seanca e përballjes në prani të avokatëve të sulmuesit aktual të Al-Nassr dhe klubit bardhezi. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, palët mbeten qartësisht larg në qëndrime, kështu që marrëveshja duket e pamundur.

5 Tetor 2023, 12:21 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo nuk i ndahet Juventusit, i kërkon borxhin prej 20

ITALI - Vijon gjyqi mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit për pagat e prapambetura të periudhës së Covidit. “Ylli” portugez pretendon të shlyhet me 19.9 milionë euro nga klubi bardhezi.

Dje, në Bordin e Arbitrazhit të FIGC, u mbajt seanca e përballjes në prani të avokatëve të sulmuesit aktual të Al-Nassr dhe klubit bardhezi. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, palët mbeten qartësisht larg në qëndrime, kështu që marrëveshja duket e pamundur.

Për këtë arsye, vendimi përfundimtar pritet për 30 ditë, që duhet të shënojë edhe përfundimin e kësaj çështjeje. Cristiano Ronaldo ka vendosur të marrë masa ligjore kundër Juventusit, ish-klubit të tij: me pak fjalë, futbollisti dëshiron të mbledhë paratë që kishte rënë dakord t’i merrte me vonesë për shkak të emergjencës së Covidit.

Në frontin e Juventusit, sipas “Corriere dello Sport”, ka ende një qetësi. Klubi bardhezi e konsideron të pabazuar kërkesën e “yllit” portugez. Juve, në fakt, bazohet në një klauzolë (të nënshkruar nga lojtari) që do ta lironte klubin nga çdo detyrim financiar në rast të largimit të CR7 (ndodhi në verën e vitit 2021).

Në tri vitet si bardhezi portugezi fitoi të gjithë trofetë italianë, por nuk arriti të rikthejë Champions League në Torino. Më poshtë janë numrat e CR7 bardh e zi:

Statistikat e Ronaldos me Juven

134 paraqitje

101 gola

22 asistime

2 tituj kampion

2 Superkupa italiane

1 Kupa e Italisë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll