Aktualitet

"Kërcënimi i prokurorëve"/Reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi thellësisht të shqetësuar

Deklarata vjen disa ditë më mbas dëshmisë së “të penduarit të drejtësisë” Artan Tafani për organizmin që grupi kriminal i Laert Haxhiut po përgatiste ndaj prokurores Dolorez Musabelliu.

4 Tetor 2023, 17:19 Nga h.k
"Kërcënimi i prokurorëve"/Reagon Ambasada Amerikane
Ambasada Amerikane në Tiranë

TIRANË-Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjet e fundit të zbardhura për kërcënimin e prokurorëve të SPAK. SHBA-ja shprehet thellësisht e shqetësuar në deklaratën e saj për ngjarjet dhe mbështet fuqimisht luftën kundër krimit nga zyrtarët e drejtësisë.

Deklarata vjen disa ditë më mbas dëshmisë së “të penduarit të drejtësisë” Artan Tafani për organizmin që grupi kriminal i Laert Haxhiut po përgatiste ndaj prokurores Dolorez Musabelliu. Më tej deklarata e ambasadës thekson se “Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje.”

DEKLARATA E AMBASADËS AMERIKANE:

"Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre."

kercenimi i prokuroreve ambasada amerikane

Sondazh

Poll