Aktualitet

Asgjesohen 244 bimë kanabisi në Himarë, procedohen penalisht 2 persona

Po ashtu janë proceduar penalisht një punonjës i shërbimit pyjor në atë zonë si dhe kryetari i fshatit Shënvasil.

4 Tetor 2023, 16:27 Nga I.A
Asgjesohen 244 bimë kanabisi në Himarë, procedohen penalisht 2
Kanabisi

HIMARË- 244 rrënjë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në Himarë. Mësohet se kanabisi është asgjesuar në fshatin Shënvasil. Po ashtu janë proceduar penalisht një punonjës i shërbimit pyjor në atë zonë si dhe kryetari i fshatit Shënvasil. Këta dy persona akuzohen për shpërdorim detyre.

Njoftimi i Policisë:

Himarë Vijon kontrolli i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shënvasil, Lukovë. Procedohen penalisht kryetari i këtij fshati dhe një punonjës i shërbimit pyjor në këtë zonë, për shpërdorim detyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Shënvasil, Lukovë, në një sipërfaqe toke, kanë gjetur të kultivuara 244 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 21 vjeç, me detyrë detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe i kullotave, bashkia Himarë, dhe K. V., 63 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Shënvasil, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

droge ne himare

Sondazh

Poll