Aktualitet

FOTO/ 9 ditë zjarr në Pishporo të Fierit, dalin pamjet sesi janë djegur hektarë të tëra pyje

Nga pamjet duket një katastrofë e madhe mjedisore ku prej ditësh emergjencat kanë hasur vështirësi për shuarjen e saj.

4 Tetor 2023, 14:54 Nga h.k
FOTO/ 9 ditë zjarr në Pishporo të Fierit, dalin pamjet sesi
Pamjet nga Pishporo

FIER-Shfaqen pamjet e pyllit të përfshirë nga flakët në Pishporo të Fierit. Prej 9 ditësh në fshati është përfshirë nga flakët, ku sipërfaqe e konsiderueshme hektarësh ka shuar pyellin. Nga pamjet duket një katastrofë e madhe mjedisore ku prej ditësh emergjencat kanë hasur vështirësi për shuarjen e saj.

Deri tani nuk asnjë të dhënë për shkaqet e zjarrit edhe pse policia po heton të dhënat për një zjarr të qëllimshëm. Zjarri ende vazhdon ne disa vatra, por emergjencat civile raportojnë se zjarri është i lokalizuar. Ndërkohë një zjarr tjetër ka rënë në kodrat e fshatit Kraps në Fier në vendin e quajtur "kodrat e Goxheles". Banorë të zonës kanë shkuar me kazma e lopata me degë për të shuar flakët. Ata pohuan se një automjet zjarrfikës është dërguar tek zjarri  dhe po lufton te shuaj flakët. Banorë e zjarrfikës po mundohen ti shuajnë flakët por është problem era që fryn sepse ndihmon në ndezjen e zjarrit.

 

zjarr ne pishporo

Sondazh

Poll