Aktualitet

E rëndë në Krujë, makina përplas të miturin 12-vjeçar e largohet nga vendngjarja

Pas aksidentit të rëndë, drejtuesi i makinës është larguar nga vendngjarja, duke e lënë 12-vjeçarin të shtrirë në tokë.

4 Tetor 2023, 15:00 Nga I.A
E rëndë në Krujë, makina përplas të miturin
Ambulance

KRUJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Krujë. Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur. Pas aksidentit të rëndë, drejtuesi i makinës është larguar nga vendngjarja, duke e lënë 12-vjeçarin të shtrirë në tokë. I mituri është dërguar në spital, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin fushe kruje-kamez

Sondazh

Poll