Aktualitet

Arrestohet mjeku në Rrëshen, i mori pacientit 100 euro

Mori një shumë parash, për të kryer një akt ekspertimi, vihet në pranga 63-vjeçari, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit.

4 Tetor 2023, 15:38 Nga h.k
Arrestohet mjeku në Rrëshen, i mori pacientit 100 euro
Spitali i Rreshenit

MIRDITË-Një 63 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Rrëshenit për përvetësim parash. I arrestuari me profesion mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit ka marrë ryshfet në shumë 100 euro për të kryer një akt epskertim mjeko-ligjor.

Kallëzimi penal është kryer nga personi me inicialet Gj.S 55 vjeç në Policinë Vendore Lezhë. Policia po punon për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Mori një shumë parash, për të kryer një akt ekspertimi, vihet në pranga 63-vjeçari, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit. Sekuestrohet shuma 100 euro që mori i arrestuari. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasit Gj. S., 55 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, se një mjek ligjor i spitalit të Rrëshenit, i kishte kërkuar dhe i kishte marrë 100 euro për të kryer një akt ekspertimi mjeko-ligjor për një çeshtje të 55-vjeçarit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. P., 63 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori shtetasit Gj. S., në kundërshtim me ligjin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Ky rast është ndjekur në bashkëpunim me gazetarët e emisionit investigativ "Piranjat", ndaj Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë i falënderon ata. Gjithashtu, fton gazetarët dhe qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm, konform ligjit.

arrestimi mjekut ne rreshen

Sondazh

Poll