Aktualitet

11 të arrestuar në Tiranë, nga dhuna në familje te bastet e paligjshme sportive

Një ngjarje tjetër e ndodhur sipas njoftimit të policisë është dhe arrestimi i dy të miturëve të moshës 15 vjeç të cilët dyshohen si i kanë marrë me dhunë varësen një bashkëmoshatari të tyre.

4 Tetor 2023, 16:15 Nga h.k
11 të arrestuar në Tiranë, nga dhuna në familje te bastet e
Policia e Tiranës

TIRANË-11 persona janë vendosur në pranga nga Policia e Tiranës dhe po procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë janë vendosur në pranga personat me inicialet A.M 27 vjeç dhe G.K 40 vjeç për aktivitet të paligjshëm bastesh.

Nga ana tjetër Policia e Lezhës ka arrestuar 18-vjeçarin nga Lezha për përndjekje ndaj ish të dashurës dhe tentativë për dhunë ndaj saj. Një ngjarje tjetër e ndodhur sipas njoftimit të policisë është dhe arrestimi i dy të miturëve të moshës 15 vjeç të cilët dyshohen si i kanë marrë me dhunë varësen një bashkëmoshatari të tyre. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

"Vihen në pranga 11 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve të Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasin A. M., 27 vjeç, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 40 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin M. H., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën "Kolë Koçi", në përdorim nga shtetasi A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje që shërbejnë për lojëra fati, ndërsa shtetasit G. K. i gjetën në celular, faqe bastesh sportive. Gjatë kontrollit, shtetasi M. H. nuk i është bindur punonjësve të Policisë dhe është larguar me vrap. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. Ll., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan 2 shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se te bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë varësen nga qafa, një bashkëmoshatarit të tyre."

arrestohen 11 persona policia e tiranes

Sondazh

Poll