Aktualitet

Aksident në Dibër, makina përplas motorin, lëndohet drejtuesi dhe pasagjeri

Nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar 2 personat që ndodheshin në motor, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

4 Tetor 2023, 16:03 Nga DOSJA
Aksident në Dibër, makina përplas motorin, lëndohet
foto ilustruese

DIBËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Peshkopi. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor pasditen e sotme. Nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar 2 personat që ndodheshin në motor, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/informacion paraprak Me datë 04.10.2023, rreth orës 15.00, në vendin e quajtur 'kryqëzimi i Bolonjës', në qytetin e Peshkopisë, është përfshirë në një aksident mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin B.Sh., me motomjetin që drejtohej nga shtetasi B.K. Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi L.R, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

aksident ne diber

Sondazh

Poll