Aktualitet

1-vjetori i vdekjes së Kacifas/ Policia merr masa të forta sigurie, djemtë e Forumit Labëria tubim paqësor më 26 tetor

24 Tetor 2019, 13:23 Nga DOSJA
1-vjetori i vdekjes së Kacifas/ Policia merr masa të forta sigurie,

TIRANË– Na ndajnë edhe pak ditë nga data e një vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Katcifas nga forcat RENEA.

Nga burime konfidenciale është mësuar se  autoritet shqiptare kanë dalë me një plan të fortë masash sigurie. Masat e Agjensive shqiptare të sigurisë do të nisin fillimisht në Kakavijë dita e sotme, ku do kalohet me shërbim të përforcuar për të mos lejuar në kufi ekstremistët e shpallur non grata si dhe personat me precedent.

Ndërkohë nga ana tjetër si autoritetet shqiptare ashtu edhe ato greke po bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacioneve për shtetasit grekë që do të hyjnë në territorin shqiptar në ceremoninë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së  Kostandino Kacifas.

Nga burimet e njëjta është bërë me dije se forcat e Anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të siguruar rendin publik duke shmangur incidentet apo sjelljet provokuese të ekstremistëve.

Ndërkohë që na ndajnë vetëm dy ditë nga përvjetori i parë i vdekjes së Kacifas kanë reaguar edhe djemtë e forumit labëria, teksa u kërkojnë autoriteteve të marrin masa për 26 tetorin, si dhe do të bejne një tubim paqësor në datën 26 në Sheshin e Cerciz Topullit në Gjirokastër.

&nbsp

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vjetori i vdekjes se kacifas fnsh forcat renea gjirokaster 1 vjetori i vdekjes se kacifas fnsh forcat renea gjirokaster

Sondazh

Poll