Aktualitet

Nuk justifikoi pasurinë, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit, Artur Malaj (VD)

24 Tetor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Nuk justifikoi pasurinë, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit, Artur Malaj (VD)

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkakruar sot nga detyra gjyqtarin Artur Malaj. Në seancën e zhvilluar sot KPA, rrëzoi vendimin e KPK e cila kishte lënë në detyrë Malajn. Në vendimin e saj, KPA deklaron se subjekti i rivlerësimit kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Më herët ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili ankimoi vendimin e KPK e cila e kishte rikonfirmuar me herët në detyrë gjyqtarin Artur Malaj.

Shkak për shkarkimin e Malajt është bërë pasurria e tij, ku KPA shprehet se gjyatari e ka fshehur. Por për këtë gjë në seancën e kaluar Malaj u shpreh “Si ka mundësi që dikush të mendojë se unë nuk kam pasur të ardhura për një shtëpi, një garazh dhe një makinë.”

Po ashtu ai në seancën e kalaur për t’u mbrotjur nga akzuat tha se deklarimet e komisionit nuk ishin të sakta. “Fjala indicje nuk është fjalë shqip, por është huazuar nga italishtja.

Sipas fjalorit italian do të thotë një fakt i pasigurtë, që i shërben gjyqtarit për të arritur prova,” shtoi Malaj, dhe theksoi se në konkluzionet e Komisionerit Publik hamendësohej me probabilitet mbi pronësinë e shtëpisë. Por këto deklarata të Malajt nuk janë marrë parasysh, pasi sot Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi shkakrimin e tij nga sistemi i drejtësisë.

Kush është Artur Malaj?

Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej korrikut 2013 është  gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013; kur u promovua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur malaj shkarkohet artur malaj artur malaj shkarkohet artur malaj

Sondazh

Poll