Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Durrës, policia zbulon njolla gjaku në apartament (Emri)

24 Tetor 2019, 13:12 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë një person në Durrës, policia zbulon njolla

DURRËS– Një person i pajetë është gjendur mesditën e sotme brenda banesës në qytetin e Durrësit, në lagjen nr. 16. Mësohet se viktima është identifikuar si: Dashamir Arapaj, 55 vjeç.

Në apartament janë zbuluar njolla gjaku nga policia, e cila  ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë trupi i pajetë është dërguar drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore. Ende nuk bëhen me dije detaje të lidhura me këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 24.10.2019, ora 15:00, ka shkuar me ambulancë  pa shenja jete, në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi D.A., rreth 55 vjeç, banues në  Durrës. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet për vdekje natyrale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dashamir arapaj durres person i vdekur ne banese dashamir arapaj durres person i vdekur ne banese

Sondazh

Poll