Aktualitet

Kishin shndërruar lokalin në vend për trafikimin e drogës, arrestohet çifti në Vlorë

24 Tetor 2019, 12:47 Nga DOSJA
Kishin shndërruar lokalin në vend për trafikimin e drogës,

VLORË- Dy persona në Vlorë, burrë dhe grua kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për trafik droge. Pronari dhe bashkëjetuesja e tij kishin përshtatur lokalin e marrë me qira për përdorim droge dhe tregtim kokaine. Nga verifikimet e kryera nga policia është vënë re se edhe aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Përshtasin lokalin e marrë me qira për përdorim droge dhe tregtonin kokainë, vihen në pranga pronari dhe bashkëjetuesja e tij.

Sekuestrohen 14 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

A. Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 14 gr., e dyshuar kokainë.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet cifti ne vlore arrestohet cifti ne vlore

Sondazh

Poll