Aktualitet

Helmohen 9 nxënës në Bulqizë, reagon Policia: Po luanin me spraj, janë jashtë rrezikut!

24 Tetor 2019, 12:05 Nga DOSJA
Helmohen 9 nxënës në Bulqizë, reagon Policia: Po luanin me

BULQIZË– Policia ka reaguar lidhur me  helmimin e 9 nxënësve të shkollës 9-vjeçare të Shupenzës në Bulqizë.

Në reagimin e tyre, blutë kanë bërë me dije po nxënësit po luanin me sprajt me aromë gjatë orës së tyre të pushimit.

“Nxënësit po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut. Po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes,”-shkruan Policia. 

Njoftimi i policisë

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës  ka  hedhur duke luajtur  një  sprajt  ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare në Shupenzë janë helmuar 9 nxënës, 5 prej të cilëve janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës me dy autoambulanca.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen 5 fëmijë në bulqizë helmohen nxënësit në bulqizë helmohen 5 fëmijë në bulqizë helmohen nxënësit në bulqizë

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 09:07

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, për Marash Arrën, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e ...