Politike

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi të ngrihet në nivelin e një konference ndërkombëtare

Rama tha se të pranishëm duhet të jenë edhe presidenti Macron dhe kancelari gjerman Scholz. 

28 Shtator 2023, 12:52 Nga A.B
Rama: Dialogu Kosovë-Serbi të ngrihet në nivelin e një
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e sotme se që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të formalizohej kjo duhet të ngrihej në nivelin e një konference ku plani franko-gjerman të vendosej mbi tavolinë. Sipas tij, të pranishëm të ishin edhe presidenti Macron dhe kancelari gjerman Scholz. 

“Kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike e kam thënë dhe e kam kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në nivelin e një konference të normalizimit me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në kuadër të bisedimeve të pandërprera. Gjithashtu përfaqësimi i Bashkimit Europian dhe i komunitetit euroatlantik, duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë me Francën dhe Gjermaninë në konferencë, me praninë e presidentit dhe kancelarit si bashkëautor të këtij plani.

Sot është e qartë për të gjithë që minimalisht formati i sotëm i Brukselit ku venë e vijnë dy burra nga këtej dhe hynë e dalin dy burra atje, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Kjo besoj minimalisht është e qartë”,-tha Rama.

edi rama tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll