Politike

Asociacioni, KFOR në veri dhe konferenca ndërkombëtare! Tre PROPOZIMET e Ramës për situatën mes Kosovës dhe Serbisë

Gjatë konferencës, Rama propozoi 'tre zgjidhje' për situatën në veri të Kosovës.

28 Shtator 2023, 13:17 Nga A.B
Asociacioni, KFOR në veri dhe konferenca ndërkombëtare! Tre
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme një konferencë për shtyp ku foli për situatën në veri të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, ai bëri tre propozime, të cilat janë: 

1- Konferencë ndërkombëtare e nivelit të lartë

Sipas Ramës, që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të formalizohej, duhet të ngrihej në nivelin e një konference ku plani franko-gjerman të vendosej mbi tavolinë. Sipas tij, të pranishëm të jenë edhe presidenti Macron dhe kancelari gjerman Scholz. 

2. KFOR të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Rama vlerësoi kërkesën publike të bërë një ditë më parë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila kërkoi ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Ai tha se ky është një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ajo që është e rëndësishme është që ky draft të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. 

3. Asociacioni

Rama deklaroi se kërkesa e ndihmës që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i drejtoi SHBA-së për draftin e asociacionit është pozitive dhe është një hap më në fund, në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës.

“Më vjen mirë po ashtu që dje presidentja Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Unë nuk e di cili është mendimi i aleatëve të mëdhenj strategjikë të Kosovës dhe të Shqipërisë për këtë kërkese, por në thelb kërkesa e presidentes së Kosovës është pozitive dhe është një hap më në fund, në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës”, tha Rama.

edi rama tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll