Politike

"KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës"/ Rama: Formati i Brukselit nuk i ofron paqe kësaj situate

Rama theksoi se diçka të tillë e ka propozuar dhe më herët në samitin e NATO-s.

28 Shtator 2023, 12:01 Nga A.B
"KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun e Kosovës. Ai theksoi se diçka të tillë e ka propozuar dhe më herët në samitin e NATO-s. Sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.

"Formati i Brukselit, ku venë e vijnë dy burra nga andej dhe atje nuk ka asgjë për ti ofruar paqes në këtë situatë të re, kjo besoj është e qartë. Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe shpejt, më shpejt se nga se mund të mendosh në një ditë si kjo që nuk ndodh asgjë. 

Mungesa e këtij hapi mund të sjellë viktima, për ta parandaluar këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës"

edi rama

Sondazh

Poll