Politike

Rama: Pyetëm BE nëse mund ta ndryshonte deklaratën për Kosovën, përgjigjia ishte "nuk është e mundur"

Nga ana tjetër Rama tha se qëndrimi i deklaratës përfaqësonte qëndrimin e gjithë bllokut të përfaqësuesve në Bruksel

28 Shtator 2023, 11:48 Nga h.k
Rama: Pyetëm BE nëse mund ta ndryshonte deklaratën për
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama doli paraditen e sotme në një konferencë për shtyp në lidhje me tensionet në veri të Kosovës dhe veçanërisht me deklaratën e BE-së. Rama ka thënë se e kemi pyetur Bashkimin Europian nëse ishte e mundur ta hiqte deklaratën, por ata thanë që është e pamundur.

Nga ana tjetër Rama tha se qëndrimi i deklaratës përfaqësonte qëndrimin e gjithë bllokut të përfaqësuesve në Bruksel.

I kemi përcjellë Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, ku i kemi thënë që deklarata të reflektonte dhe realitetin e ditëve të fundit, vrasjen efektivit dhe shpalljen e tre ditëve zie në Beograd. Brukseli na ka shpjeguar se nuk ishte e mundur dicka, se dhe deklarata e publikuar dje ishte një qëndrim i bllokut të BE. Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë rezervë për kritikat ndaj Kosovës, të cilat sipas nesh qëndrojnë për ne plotësisht dhe Kosova duhet t’i reflektojë. Por kemi theksuar sipas nesh se publiki i kësaj deklarate duhet të bëj njëkohësisht dhe duhet të pasohej nga një deklaratë e dytë. Na u tha se kjo është e mundur momentalisht. Përgjigja jonë ishte negative dhe nuk u pëlqye. Qëndrimi im nuk ndryshon, jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarate e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike, kur situata mund të përkeqësohet nga java në javë, dita ditë, apo në orë.”-deklaroi Rama.

tensionet ne veri te kosoves edi rama deklarata e be

Sondazh

Poll