Politike

Kur do bëjë publike draftin e Asociacionit? Rama: Drafti im u kundërshtua në sekondën e parë, pse ta publikoj?

Rama tha se drafti mbajë peshën e përgjegjësisë së fuqive të mëdha që janë të angazhuara në këtë proces.

28 Shtator 2023, 12:20 Nga A.B
Kur do bëjë publike draftin e Asociacionit? Rama: Drafti im u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se nuk beson që drafti që ai ka paraqitur për asociacionin, mund të vijë në ndihmë nëse bëhet publik. Gjatë konferencës me gazetarët, ai tha se drafti mbajë peshën e përgjegjësisë së fuqive të mëdha që janë të angazhuara në këtë proces.

"Si ndihmohen duke bërë publik draftin? Që drafti im është kundërshtuar që në sekondën e parë thjesht si fakti, është kundërshtuar nga Kosova dhe nga Serbia, se është normale, unë nuk kam pritur që të ndodhte ndryshe. Që drafti im nuk është bërë që të shtohen më shumë materiale në Shqipëri dhe Kosovë, kjo nuk diskutohet. Drafti nuk do jetë i njëanshëm, po do jetë që në fund fare do mbajë peshën e përgjegjësisë së fuqive të mëdha që janë të angazhuara në këtë proces"- tha Rama./Dosja.al

edi rama tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll