Politike

I krahasoi deklaratat për prezencën e KFOR në veri të Kosovës, Rama i shmanget pyetjes së gazetares (REAGIMI)

Gazetarja i kujtoi Ramës deklaratën në tëiter në 19 Qershor, ku ai ka thënë se “nëse situate agravohet duke rikthyer KFOR-in, atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë kontrollit formal të shtetit mbi të gjithë territorin.”

28 Shtator 2023, 12:22 Nga h.k
I krahasoi deklaratat për prezencën e KFOR në veri të
Edi Rama në konferencë

TIRANË-Kryeministri Edi Rama doli paraditen e sotme në një konferencë për shtyp, ku çështja kryesore ishin tensionet në veri të Kosovës. Rama është pyetur në lidhje me deklaratat që nxirrnin në pah një kontradiktë të tij.

Gazetarja Fjorela Beleshi i kujtoi Ramës deklaratën në 'Twitter' në 19 Qershor, ku ai ka thënë senëse situate agravohet duke rikthyer KFOR-in, atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë kontrollit formal të shtetit mbi të gjithë territorin.

Duke mos dhënë një përgjigje për pyetjen dhe për faktin se ka bërë deklarata të ndryshme, Rama tha vetëm se duhet të ketë përqëndrim te ajo që po ndodh në veriun e Kosovës. Më tej, ai shton se duhet të punohet me strategji, mencuri dhe me diplomaci.

"Nuk jemi ende aty, por mund të shkojmë aty. E shikoni ju se çfarë ndodh është dicka, që e thashë kuk duhet mencuri e vecantë, as nuk duhet dhunti për të parë të ardhmen, duhet vetëm përqëndrim te vija historike, e te vija e sjelljes së aktorëve në fushë kështu që akoma nuk jemi aty, nëse nuk ka reagim, do shkojmë aty, nuk ka ndryshe. Me FB dhe me kolltuk në klubet e natës, mund të nisësh helikopterët, raketat e mund ta shkatërrosh armikun. Në realitetin e gjeo-politikës edhe të ballafaqimit të sotëm, punohet me strategji dhe punohet me mencuri dhe me diplomaci."

Deklarata e Ramës në 19 Qershori në "Twitter":

"Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova - sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon."

tensionet ne veri te kosoves edi rama

Sondazh

Poll