Politike

Pse nuk bën ndërmjetësin mes Kosovës dhe Serbisë? Rama i prerë: Nuk do ndodhë! Kam konflikt interesi

Rama u përgjigj duke thënë se nuk mund të bëjë ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë pasi është në konflikt të hapur interesi.

28 Shtator 2023, 12:30 Nga A.B
Pse nuk bën ndërmjetësin mes Kosovës dhe Serbisë? Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme në konferencën për shtyp nëse ka bërë ndonjëherë tentativa për të ndërmjetësuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u përgjigj duke thënë se nuk mund të bëjë ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë pasi është në konflikt të hapur interesi.

REPLIKAT ME GAZETAREN:

Gazetarja: A keni bërë tentativa për të ndërmjetësuar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë?

Edi Rama: Jo asnjëherë.

Gazetarja: A jeni gati të bëni ndërmjetësin duke shfrytëzuar edhe samitin e Berlinit?

Edi Rama: Jo asnjëherë! Jo!        

Gazetarja: A mund të shfrytëzohet samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë për të bërë një ndërmjetësim mes palëve?

Edi Rama: Unë nuk mund të bëj ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë sepse unë jam në konflikt të hapur interesi. Është shumë e thjeshtë. Pavarësisht se për disa jam vëllai i Vuqiqit, por edhe Vuqiqi e di shumë mirë që jam në konflikt të hapur interesi dhe nuk mund të bëj ndërmjetësime./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll