Politike

Ka komunikim me Vuçiç? Rama: Presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim dot, as nuk e paketojmë ta nisim diku tjetër

Duke mos dhënë një përgjigje direkte, Rama tha se Presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim dot. 

28 Shtator 2023, 12:11 Nga A.B
Ka komunikim me Vuçiç? Rama: Presidentin e Serbisë nuk e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme se nëse ka ende komunikim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke mos dhënë një përgjigje direkte, Rama tha se Presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim dot. 

Pyetje- A keni pasur komunikim me Vucic?

Rama: Marrëdhëniet në këto nivele, janë marrëdhënie që kalojnë nga pikësynime strategjike, nga interesat kombëtare nga nevoja që unë kam sot privilegjin të udhëheq. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot unë, as Kurti, as nuk e paketojmë dot ta nisim në ndonjë kontinent tjetër, as nuk mbledhim dot bagazhet që të nisemi në një kontinent tjetër. Duam s'duam, Serbia është aty, fqinje me ne. /Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll