Politike

'Në Kosovë më quajnë si vëlla i Vuçiç"/ Rama: Askush nuk ma ndryshojnë vizionin dhe as ma lëkund bindjen

Rama tha se etiketimet si “vëlla i Vuçiç”, nuk ia lëkundin synimin për paqe.

28 Shtator 2023, 11:54 Nga A.B
'Në Kosovë më quajnë si vëlla i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku foli për situatën e tensionuar që po ndodh në Kosovë. Ai tha se kritikat në drejtimin e tij ndaj pozicionimit përballë Prishtinës Zyrtare nuk kanë fund. Por, ai shtoi se etiketimet si “vëlla i Vuçiç”, nuk ia lëkundin synimin për paqe.

"Jam mësuar me trimat e klubeve mediatike të Tiranës, më tregojnë me gisht sa herë ka me gisht, dhe me ata në Kosovë që më quajnë si vëlla i Vucic. Ata në Kosovë, sic thonë, më bëjnë tokë. Sinqerisht, i mirëkuptoj pa asnjë problem, këta që bëjnë biznes mediatik në Tiranë, i neveris. Askush nga këta as nuk ma ndryshojnë vizionin, as nuk ma lëkundin bindjen, dhe as më lëvizin nga pozicioni i paqes të dialogut, të bashkëpunimit dhe të shpëtimit njëherë e mirë nga e shkuara që e persekuton këtë rajon prej shekujsh. Dua të jem i qartë. 

Mund të vazhdojnë sa të duan, nuk i kam në defter biznesmenët e lloxheve. Detya ime është të shoh më larg se një hap, e të pyes po tani, po më tej, cduhet shmangur më tej? Janë pyetje që duan përgjigje sot, që ajo që ndodhi dje të mos përsëritet nesër dhe më keq. Dhe që qeveria të mos degradojë për ta kthyer të djeshmen në të sotmen"

edi rama tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll