Aktualitet

24 Tetor 2019, 08:51 Nga DOSJA

GJERMANI– Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis Veraj, 25 vjeç dhe Orgest Kurteshi, 31 vjeç.

Dy muaj më parë, më 13 gusht në Vorsfelde të Wolfsburgut një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë, për të humbur jetën më pas në spital. Një tjetër 31-vjeçar u plagos arriti që të mbijetonte. 

Të dy burrat ishin të mbuluar në gjak dhe kishin marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri. 

Deri më tani nuk dihet nëse shqiptarët janë ende në Gjermani apo janë arratisur për në Shqipëri. Për të bërë të mundur kapjen e tyre ka nisur operacioni “Tattoo”, ku edhe janë angazhuar një skuadër prej 25 anëtarësh.

Operacionit i është vendosur emri “Tattoo”, pasi pak kohë para se të vriteshin dy të rinjtë sapo kishin dalë nga një studio tatuazhi. 

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që ka shkaktuar atentatin ndaj të rinjve, por nuk përjashtohet pista e prishjes së pazareve të drogës. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eglis veraj kerkohen shqiptaret ne gjermani orgest kurteshi eglis veraj kerkohen shqiptaret ne gjermani orgest kurteshi

Sondazh

Poll