Detaje nga celula terroriste në Shqipëri, ku merrte informacion terroristi Aram, i infiltruari në kapin e muxhahedinëve
24 Tetor 2019, 08:30Nga DOSJA
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga celula terroriste e cila do të kryente një akt terrorist në ditën e Sulltan Novruzit më 2018.
Mësohet se një nga terroristët e identifikuar si Erwin ARAM, ka hyrë disa në herë Shqipëri me pasaportë austriake. Teksa hynte në Shqipëri, Aram merrte informacion në rolin e një të infiltruari, kur takonte anëtarë të familjes, që i kishte anëtarë të MEK, shkruan Report Tv.
Po kështu në hyrjen e fundit në shtetin shqiptar, Policia ka tentuar për ta ndaluar. Deri më tani për këtë ngjarje janë pyetur dhe shoqëruar mbi 20 iranianë jashtë dhe brenda vendit.
Një ditë më parë policia e Shtetit dhe drejtori Ardi Veliudeklaruan se policia ka zbuluar një celulë terroriste iraniane e cila ka tentuar të kryejë akte terroriste në Shqipëri, një prej tyre i parandaluar nga shteti shqiptar. 4 persona janë identifikuar nga policia, si pjesë e grupit operativ që vepruan në emër të shtetit iranian dhe QUDS, për të sulmuar anëtarët e komunitetit muxhahedinë, që strehohen në Shqipëri. Për këtë akt të rëndë, kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare.
Personat e përfshirë në celulën terroriste: 1. PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera. 2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”. 3. Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”. 4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Aktivisti dhe një nga zbuluesit e plagjaturave të pedagogëve dhe drejteusve të universiteteve në Shqipëri, Taulant Muka, ka publikuar sot një video...
Durrës- Jep dorëheqjen drejtori i Portit të Durrësit Agron Tares dhe në vend në tij është vendosur Pirro Vëngu. Në njoftimin e tij Tare ka deklaruar se ka dhënë...
Fier– Në prangat e Policisë së Fierit ka rënë Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, pasi rezulton i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për...
TIRANË- Celula terroriste, që është zbuluar në vendin tonë kishte planifikuar një sulm terrorist në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në vendin tonë ...
TIRANË- Një 35-vjeçar ka rënë sot në prangat e Policisë, pasi ka qenë në kërkim prej disa muajsh. Sipas një njoftimi nga uniformat blu i arrestuari ...
Tiranë- Gratë e Astirit janë ngritur në protestë ditën e sotme përpara ambienteve të një hoteli në Tiranë, kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchard. “Borch...
Australi– Në mars të këtij viti, në Australi në jug-lindje të Melburnit u vra 51-vjeçar me origjinë shqiptare Mitat Rasimi. Autoritetet australiane dysho...