Sport

Gatuzo niset drejt Francës, do të jetë trajneri i ri i Marsejës

Marrëveshja midis Gennaro Gattuzos dhe Marseille duhet të konsiderohet e mbyllur, sipas Fabrizio Romano.

27 Shtator 2023, 12:30 Nga DOSJA
Gatuzo niset drejt Francës, do të jetë trajneri i ri i

FRANCE - Marseja, po përpiqet të sistemojë kaosin e shkaktuar nga takimi i tensionuar i tifozëve të organizuar me anëtarët e drejtuesve të klubit. Pas dorëheqjes së Marthelinos, marsejezët gjetën Gennaro Gattuzon si zëvendësuesin ideal.

Siç raportoi fillimisht “Foot Mercato” dhe konfirmoi Fabrizio Romano, të dyja palët kanë rënë dakord dhe tekniku italian po udhëton menjëherë drejt Francës për të firmosur.

Tekniku me përvojë i rikthehet stërvitjes pas janarit të 2023 kur ishte në pankinën e Valencias dhe do të drejtojë Marsejën në ndeshjen kundër “Union” më 26 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll