Sport

“Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër…” dhe këtë herë nuk e thonë vetëm specialistët shqiptarë!

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re nga opinioni sportiv në Europë. Sot ka qenë vetë faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në “Twitter”, që i ka bërë reklamë ish-lojtarit të Tiranës.

27 Shtator 2023, 12:07 Nga DOSJA
“Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër…”

POLONI - Ernest Muçi po bën emër jo vetëm në Poloni, por edhe në Europë. Sulmuesi shqiptar po shënon rregullisht këtë sezon. Marrëdhënien me golin e ruajti edhe në Ligën e Konferencës, teksa i shënoi dy gola skuadrës së Premier Ligës, Aston Vilës.

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re nga opinioni sportiv në Europë. Sot ka qenë vetë faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në “Twitter”, që i ka bërë reklamë ish-lojtarit të Tiranës. “Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”, ka shkruar faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në postimin e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll