Sport

Lamtumira e Osimhenit nga Napoli, tani më afër: “Ai do të largohet sa më shpejt”...

Miku i futbollistit, gazetari Oma Akatugba: "Ajo që bëri Napoli është turp, i papranueshëm"

27 Shtator 2023, 11:53 Nga DOSJA
Lamtumira e Osimhenit nga Napoli, tani më afër: “Ai do të

ITALI - Në shtëpinë e Napolit “stuhia Osimhen” nuk tregon shenja të zbutjes. Fillimisht qëndrimi shumë i ashpër i agjentit të tij, Roberto Calenda, për videot ironike të publikuara nga kanali Tik-Tok i klubit, më pas heqja nga Instagrami i fotove me bluzën nga vetë sulmuesi nigerian, tashmë vine edhe fjalët e Oma Akatugba, miku gazetar që ka qenë gjithmonë shumë pranë ngjarjeve që e shqetësojnë nigerianin.

“Është e pabesueshme që llogaria zyrtare e klubit tënd të tallet për një penallti të humbur,- ishin fjalët e tij në një video të publikuar. - Tani cilat janë pasojat? Napoli do të humbasë Victor Osimhen.  Ai nuk do të rinovojë kontratën e tij dhe do të dëshirojë të largohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

"Këtë e them si gazetar, nuk flas për të, them vetëm atë që është e pashmangshme, - saktësoi më pas. - Osimhen do të largohet sa më shpejt, asnjë skuadër nuk tallet me lojtarin e saj më të mirë. Megjithatë, unë nuk besoj se po flasim për racizëm dhe nuk besoj se është Napoli, por është turp, e papranueshme, një mungesë e madhe respekti, është qesharake dhe është një gabim i rëndë. Po flasim për sulmuesin më të mirë në Italia, kandidat për “Topin e Artë” dhe lojtari më i mirë në Serie A”.

Me pak fjalë, marrëdhënia mes Napolit dhe qendërsulmuesit, golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar, duket se është në nivelin më të ulët historik dhe lamtumira po bëhet orë pas ore shumë më tepër se një sugjerim. 

Natyrisht ka kufij për ndreqje, edhe sepse seanca e parë e tregut të dobishëm për një shitje të mundshme është ende larg, por e sigurt është se për momentin, klima që mbretëron në “Castel Volturno” është mjaft e ftohtë, duke marrë parasysh edhe mosmarrëveshjet e fundit me Rudi Garcian.

Negociatat për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2025, nuk u zhvilluan asnjëherë plotësisht dhe tashmë në verë u fol për oferta të rëndësishme, gjithmonë të refuzuara nga De Laurentiis. Napoli-Udinese në mbrëmjen e sotme tashmë mund të japë indikacione të rëndësishme, si për qëndrimin e Osimhenit, ashtu edhe për reagimet e tifozëve për këtë aferë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll