Sport

Një trajner më pak në listën e pagave të Chelse-s: kontrata me ish-asistentin e Graham Potter-it është ndërprerë...

“Blutë” e Londrës vazhdojnë ta paguajnë Graham Potterin, por i ka dhënë fund në fshehtësi marrëdhënies me ish-zëvendësin e tij, Bruno Saltor.

27 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
Një trajner më pak në listën e pagave të Chelse-s:
Graham Potter, ish trajner i Chelsea-s

ANGLI - Një vit më parë Chelsea zëvendësoi Thomas Tuchel me Graham Potter, i cili u rrëmbye nga Brighton vetëm me pagesën e klauzolës prej 20 milionë euro. 

Një zgjedhje që rezultoi e dështuar, sepse ish-trajneri i “Pulëbardhave” u shkarkua disa muaj më vonë, me skuadrën jashtë fushës në të gjitha garat, pavarësisht investimeve të mëdha të pronarëve. 

Gjithsesi, Chelsea vazhdon të paguajë Potterin, por i ka dhënë fund në fshehtësi marrëdhënies me ish-zëvendësin e tij, Bruno Saltor, i cili drejtoi ekipin deri në rikthimin (pa rezultate të shkëlqyera) të Frank Lampard.

Klubi londinez i kishte paguar plotësisht kontratën e 42-vjeçarit dhe tani ai është i lirë të nisë një aventurë të re.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll