Sport

Muriqi pjesë e statistikave të rralla në La Liga, ja çfarë thonë ato!

Në këtë sezon të ri që ka nisur, Murriqi nga 7 ndeshje ka shënuar 3 gola për skuadrën e tij Majorka.

27 Shtator 2023, 12:17 Nga DOSJA
Muriqi pjesë e statistikave të rralla në La Liga, ja

SPANJE - Goli i Vedat Muriqit mbërmjen e djeshme ndaj Barcelonës e ka ndihmuar Majorkën e tij që të marrë një barazim, përballë kampionëve në fuqi. Nga ana tjetër e ka bërë sulmuesin e Kosovës një emër pjesë e statistikave të veçanca të këtij sezoni.

Kështu sipas faqes statistikore OptaJose, Vedat Muriqi është një nga dy sulmuesit e kampionatit spanjoll, që ka arritur t’i shënojë tre skuadrave të mëdha Barcelonës, Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit nga që nga sezoni i skuadrë sëbashku me Joselu Matopn, i cili sot është pjesë e madrilenëve.

Në këtë sezon të ri që ka nisur, Murriqi nga 7 ndeshje ka shënuar 3 gola për skuadrën e tij Majorka.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll