Sport

Gennaro Gattuso te Marseja? Ish-trajneri Domenech ka “alergji” nga futbolli italian: "Ai nuk ka arritur të stabilizohet ende diku"

Ish-trajneri i ‘bluve’ të Francës i pakënaqur nga çdo italiane: ai nuk e harron se mundur nga Lippi në finalen e Gjermanisë 2006!

27 Shtator 2023, 11:30 Nga DOSJA
Gennaro Gattuso te Marseja? Ish-trajneri Domenech ka “alergji” nga

FRANCE - Raymond Domenech nuk humbet asnjë rast për të treguar pakënaqësinë e tij ndaj futbollit italian. 

Presidenti i sindikatës së trajnerëve francezë, si dhe ish-trajneri i ‘bluve”, i mundur nga kombëtarja e Marcello Lippit në finalen e Gjermanisë në vitin 2006, duket se nuk është dakord me ardhjen e Gennaro Gattusos në stolin e Marsejës. 

Ky është mesazhi i tij në rrjetet sociale: "Gattuso te OM? Kush e di nëse njerëzit e Marsejës do ta vlerësojnë idenë e rinisjes me një trajneri që deri më tani nuk ka arritur të vendoset. Por nëse ai vërtet arrin, ne i urojmë fat."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll