Sport

TURP! Ka ende njerëz që kërkojnë publicitet mbi shtratin e legjendës Schumacher…

Ndërsa shtatë herë kampioni i botës në F1 mbetet në koma, disa nga miqtë e tij, vazhdojnë dhe përpiqen, ta kthejnë vëmendjen tek ata nëpërmjet Michael.

27 Shtator 2023, 11:36 Nga DOSJA

TURP! Ka ende njerëz që kërkojnë publicitet mbi shtratin e

GJERMANI - Tani kemi dikë që, në kërkim të një publiciteti ndoshta, po vë në dyshim shtatë titujt e Michael Schumacher. Ky është gazetari zviceran dhe miku (?) i pilotit të madh gjerman,  Roger Benoit.

Dhjetë vjet pas aksidentit të mikut të tij në ski, Benoit ka menduar ishte koha e duhur për të sfiduar shtatë titujt e gjermanit. Jo të gjithë, por atë të vitit 1994.

Atë vit Schumacher fitoi kampionatin e tij të parë me Benetton-Ford, por jo pa tensione dhe… kundërshtime! Shkak u bë përplasja mes Schumacher dhe Hill në garën e fundit të vitit, në Adelaide.

Një përplasje që i nxorri jashtë garës të dy pilotët dhe kurorëzoi Schumacher-in, të cilit priste edhe me një pikë, për t’u shpallur kampion. “Duhet t'i hiqet titulli botëror i vitit 1994 . Ai e fitoi atë vetëm, duke luajtur pisët me Hill-in,”- thotë Benoit për “Bild”.

Schumacher, tani 54 vjeç, nuk është parë në publik që nga përplasja e tij në Alpe në dhjetor 2013. Dhe Benoit nuk sheh dritë në tunel për gjermanin. “Mick Schumacher kishte thënë në vitin 2022, se do të jepte gjithçka për të folur përsëri me babanë e tij. Kjo mendoj se i thotë të gjitha”,- nënvizon gazetari zviceran.

Kampionati i vitit 1994 është një nga ngjarjet në historinë e sportit. Sezoni filloi tragjikisht me vdekjen e Senna dhe Ratchenberger në Imola. Deri në atë kohë, Schumacher duke ngarë një makinë Benetton kishte tre fitore në tre gara.

TURP! Ka ende njerëz që kërkojnë publicitet mbi shtratin e

Kjo kishte tronditur shumë në F1, pasi të gjithë prisnin që Senna dhe Williams të dominonin. Si braziliani ashtu edhe disa pilotë të tjerë, supozuan automatikisht se Benetton kishte një sistem elektronik të paligjshëm, që i dha Schumacher avantazhin.

Megjithatë, asgjë nuk u vërtetua. Dhe Schumacher do të dominonte F1 për një dekadë tjetër, pavarësisht nga makina që do të ngiste.

Po titulli i vitit 1994? Kampionati i parë i Schumacher ishte vërtet i “pistë”. Themeluesi i Williams dhe drejtori teknik prej dekadash, Patrick Head, thotë ndryshe. “Kisha respekt të madh për Michael Schumacher. Megjithatë, ishte e qartë se në garën e Australisë, ai e nxorri Hill me qëllim jashtë. Por nuk e kisha problem që Michael përfundoi duke e fituar atë kampionat”, tha Head së fundmi.

TURP! Ka ende njerëz që kërkojnë publicitet mbi shtratin e

“Me gjithçka që kishte ndodhur atë vit, vdekjen e Ayrton Sennës, duhet thënë se Schumacher ishte jashtë dy ose tre garave, të cilat Hill i kishte fituar, prandaj nuk mendoj se do të isha i kënaqur, nëse Damon do të kishte fituar kampionatin atë vit,” pranoi Head.

Pyetja është pse Benoit zgjodhi këtë moment për të sfiduar shtatë kampionatet e Schumacher? A do të kishte thënë të njëjtën gjë, nëse Michael nuk do të ishte në këtë gjendje të vështirë shëndetësore? Apo mos kjo është një mundësi e mire, që Roger Benoit të vinte, qoftë edhe për një kohë, në qendër të vëmendjes veten, duke hapur një kampiona të arkivuar prej kohësh?

TURP! Ka ende njerëz që kërkojnë publicitet mbi shtratin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll