Sport

A do të luajë Leo Messi në finalen e US Open Cup? Interi në ankth... Martino: “Do të presim deri në çastin e fundit”

“Janë tre çështje: njëra ka të bëjë me lojtarin, e dyta me ndeshjen dhe e treta, të ardhmen. Duhet të vlerësojmë gjithçka përpara se të marrim një vendim”

27 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA

SHBA - Natën mes të enjtes dhe të premtes (02:30) Inter Miami do të përpiqet të sjellë në shtëpi trofeun e dytë të sezonit. 

Megjithatë, trajneri Gerardo Martino nuk i ka zgjidhur ende dyshimet për përdorimin e Lionel Messit: “Messi dhe Jordi Alba u stërvitën, ata hynë në fushë kur gazetarët u larguan.

Nuk ka gjasa që Jordi të jetë atje, por me Leon do të presim derisa nesër, deri në momentin e fundit”,- tha trajneri në një konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës së SHBA kundër Houston Dynamo.

"Pa dyshim që ka lojtarë dhe lojtarë. Unë do të ulem me Messin dhe do të shoh se çfarë ndjenjash ka. Sot do të biem dakord për të parë se cili është vendimi më i mirë. Janë tre çështje: njëra ka të bëjë me lojtarin, e dyta me ndeshjen dhe e treta, të ardhmen.

Duhet të vlerësojmë gjithçka përpara se të marrim një vendim. Duhet të marrim vendimin më të mirë duke marrë parasysh gjithçka. Ekziston gjithmonë një rrezik, por duhet ta zvogëlojmë atë diferencë. Sot do të shohim se çfarë do të jetë më e mira për të dhe për ekipin.

A do të luajë Leo Messi në finalen e US Open Cup? Interi në

A ishte një gabim që Messi luajti kundër Torontos? Stafi mjekësor, lojtari dhe stafi teknik folën dhe ndjenjat ishin të mira. Ai ishte mirë, mund të luante ndeshjen e fundit: 48 orë më parë kishte përfunduar të gjithë seancën. Më pas ndodhi ajo që ndodhi. Ndonjëherë nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll