Aktualitet

I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali/ Si u arrestua gjatë natës 46-vjeçari në Fier (EMRI+VD)

24 Tetor 2019, 08:03 Nga DOSJA
I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali/ Si u arrestua

Fier– Në prangat e Policisë së Fierit ka rënë Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, pasi rezulton i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”. Pritet që në muajt në vijim të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku falë një pune të mirëorganizuar hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

•Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ë renard (krenar) dashi arrestohet i rrezikshmi i fierit arrestohet ë renard (krenar) dashi arrestohet i rrezikshmi i fierit

Sondazh

Poll