Aktualitet

‘Ciao a tutti’/ Dorëhiqet drejtori i Portit të Durrësit, Agron Tare. Ja kush e zëvëndëson (EMRI)

24 Tetor 2019, 08:12 Nga DOSJA
‘Ciao a tutti’/ Dorëhiqet drejtori i Portit të

Durrës- Jep dorëheqjen drejtori i Portit të Durrësit Agron Tares dhe në vend në tij është vendosur Pirro Vëngu. Në njoftimin e tij Tare ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen për të vijuar rrugëtimin profesional. Ndër të tjera ai ka dhënë edhe mesazhin në gjuhën italiane: “Mirupafshim të gjithëve, të bukur dhe të shëmtuar”. 

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falënderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, është shprehur ai. 

Tare mori postin e drejtorit të Portit të Durrësit më 22 janar të 2019, pasi ministrja Balluku shkarkoi Afrim Bakajn. Më herët Agron Tare ka mbajtur detyrën e konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorëhiqet agron tare dorëhiqet drejtori i portit durrës dorëhiqet agron tare dorëhiqet drejtori i portit durrës

Sondazh

Poll