Aktualitet

‘Qau’ në studio/ Mustafa Nano sulmon Elvis Naçin: Estradë, edhe Ronaldo është më mysliman se ai (VD)

24 Tetor 2019, 07:46 Nga DOSJA
‘Qau’ në studio/ Mustafa Nano sulmon Elvis Naçin:

Tiranë- “Çfarë teatri! Çfarë estrade për mua”! Kështu e konsideron gazetari Mustafa Nano sjelljen e imamit Elvis Naçi gjatë kohës që tenton të komunikojë me Zotin. Në monologun e kësaj të marte në emisionin “Provokacija”, Nano u ndal tek një video e imamit të njohur shqiptar, që pasi ligjëron fjalimin e tij qan.

“Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit. Ia kris të qarit literalisht. Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani”, thotë Nano.

Videoja ka marrë 1 milion shikime në Youtube, çka për Mustafa Nanon është shqetësuese. Sipas tij, në sytë e besimtarëve myslimanëve, Naçi shfaqet si imami modern, pasi është patriot dhe perëndimor. Megjithatë në veshje edhe Ronaldo është më mysliman se Elvis Naçi thotë gazetari.

Verpimin e këtij të fundit, që në fund të ligjëratës qan, Nano e konsideron ekstrem. Sipas tij, ai është i pari njeri, duke ia kaluar edhe profetëve që njeh që qan pas përpjekjeve që bën për të komunikuar me Zotin. Prandaj moderatori i “Provokacijas” e konsideron imamin profet mbi profetët.

Marrë nga abcnews

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvis naçi mustafa nano elvis naçi mustafa nano

Sondazh

Poll