Aktualitet

EMRI/ “Tentuan të vrisnin presidentin e Korabit”, arrestohet pjesëtari i tretë i grupit që gjobëvënësve në Tiranë

24 Tetor 2019, 06:50 Nga DOSJA
EMRI/ “Tentuan të vrisnin presidentin e Korabit”, arrestohet

TIRANË- Një 35-vjeçar ka rënë sot në prangat e Policisë, pasi ka qenë në kërkim prej disa muajsh. Sipas një njoftimi nga uniformat blu i arrestuari është shtatasi Valter Ukcamaj dhe është pjesëtari i tretë i grupit kriminal të gjobëvënësve në Tiranë.

Më tej mësohet se nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

Dosja.al në atë kohë raportoi se i arrestuari kryesor ishte Edmond Gecaj që drejtonte dhe grupin. Ndërkohë në pranga ra dhe shtetasi I.B., 18 vjeç. Sipas Policisë Gecaj ka qenë i arrestuar në vitin 2016 për një tentativë vrasje të presidentit të ekipit të futbollit të Korabit Fehmi Mëziu.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon operacioni “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies. Operacioni nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Vihet në pranga pjesëtari i tretë i një grupi të strukturuar kriminal.

Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në vijim të operacionit Përsëritësit”, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimi disajavor bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Shtetasi V. U. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjobevenesi edmond gecaj fehmi mëziu operacioni perseritesit valter ukcamaj arrestohet gjobevenesi edmond gecaj fehmi mëziu operacioni perseritesit valter ukcamaj

Sondazh

Poll