Aktualitet

“Borchardt, shporru nga Shqipëria”,gratë e Astirit i zënë ‘pritë’ ambasadorit të OSBE-së, përplasen me Policinë

24 Tetor 2019, 06:48 Nga DOSJA
“Borchardt, shporru nga Shqipëria”,gratë e Astirit i

Tiranë- Gratë e Astirit janë ngritur në protestë ditën e sotme përpara ambienteve të një hoteli në Tiranë, kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchard. “Borchard shame on you”, “ Borchard shporru nga  Shqipëria” janë disa nga thirrjet e grave.

Ato kërkojnë që ambasadori të japë dorëheqjen për veprimin e turpshëm të pak javëve më parë, ku ndaj tyre ngriti gishtin e mesit. “Ne do të jemi në protestë vazhdimisht, do të protestojmë deri në frymën e fundit.Ai na ka ofenduar”, është shprehur një grua protestuese.

Nuk kanë munguar edhe përplasjet mes tyre dhe forcave të shumta të Policisë në vendngjarje. Policia është vendosur gardh dhe nuk lejon protestuesit të afrohen më shumë pranë hotelit ku ndodhet Borchard.

 

 

Bernd Borchard teksa hyri në hotelin, ku po zhvillohet takimi mesdhetar i OSBE-së, kaloi shumë pranë protestuesve por nuk bëri reagim edhe pse sharjet për të vijonin nga protestueset. Sapo po zbriti nga makina, ai u fut direkt në oborrin e hotelit.

Pak javë më parë ambasadori i OSBE ofendoi protestuesit teksa po kalonte tekDrejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: Rama ik, Rama ik. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. Pak metra më tej, ai e tregoi sërish gishtin e mesit ndaj protestuesve, veprim ky që ka ngjallur një sërë reagimesh në opinion publik.Pak kohë më parë banorët e Astriti firmosën dhe një peticion kundër tij. Zyra e OSBE-së ka deklaruar se ndaj ambasadorit kanë nisur hetimet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bernd bochard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit bernd bochard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit

Sondazh

Poll