Sport

VIDEO/ Buzëqesh Chelsea dhe kombëtarja shqiptare, Broja zbret në fushë pas 287 ditësh, në sy të Sylvinhos!

Pas 287 ditësh, sulmuesi shqiptarë zbriti në fushë në pjesën e dytë të sfidës që Chelsea pom luan ndaj Aston Villës. Saktësisht Mauricio Pochettino thirri në aksion në minutën e 79-të, teksa Blutë e Londrës humbën 1-0.

24 Shtator 2023, 18:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Buzëqesh Chelsea dhe kombëtarja shqiptare, Broja zbret në

ANGLI - Tashmë pritjes i ka ardhur fundit. Te Chelsea dhe kombëtarja shqiptare mund të buzëqesh, pasi Armando Broja është rithyer në fushën e lojës.

Pas 287 ditësh, sulmuesi shqiptarë zbriti në fushë në pjesën e dytë të sfidës që Chelsea pom luan ndaj Aston Villës. Saktësisht Mauricio Pochettino thirri në aksion në minutën e 79-të, teksa Blutë e Londrës humbën 1-0.

Argjentinasi kërkon që Broja të shmangte humbjen dhe gjithë sytë ishin te sulmuesi i kombëtares. Një lajm i mirë edhe për Sylvinhon, me këtë të fundit që mund ta llogarisë për duelin me Çekinë që luhet më 12 tetor në “Air Albania”.


Kujtojmë se sulmuesi kuqezi u dëmtua në miqësoren e dhjetorit të vitit të shkuar ndaj Aston Villa, duke munguar për më shumë se 9 muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll